Nga akademia e Vllaznisë te Kombëtarja, profili i Sabah Kerjotës që bindi trajnerin Maran

Sabah Kerjota është një prej emrave të rinj të përfshirë në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League, të programuara në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit. Për futbollistin shkodran, kjo është thirrja e parë me kuqezinjtë.

Të lidhura

None found

Sulmuesi 25-vjeçar luan aktualisht në Skoci me Hearts. Në 12 paraqitje, ai ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asist. Kartoni i tij vlerësohet nga “Transfermarkt” në 400 mijë euro, një shifër jo e lartë.

Paraqitjet dhe cilësitë e Kerjotës kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Rolando Maran, i cili e ka vëzhguar nga afër në stadium gjatë disa ndeshjeve në Skoci. Tekniku italian e konsideron shkodranin një alternativë të re dhe përforcimin e përshtatshëm për repartin sulmues.

Rrugëtimi i tij në futboll nisi në akademinë e Vllaznisë, ku ishte pjesë e skuadrave U15 dhe U17. Më pas, Kerjota u transferua në Itali dhe veshi fanellat e Narnese Calcio, Clitunno, Anconitana, Montefano, FC Senigallia dhe Sambenedettese.

Në korrik të vitit 2025, Hearts e bleu nga Sambenedettese për 150 mijë euro. Nga hapat e parë në Shkodër deri te aventura në Skoci, Kerjota ka vijuar ngjitjen në karrierë dhe tashmë ka përmbushur ëndrrën për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.


Shtuar më 19.09.2026 14:49

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş