Humbja 0-2 përballë Teutës ka tensionuar situatën te Vllaznia. Sipas raportimeve të fundit në media, presidenti Alban Xhaferi i ka kërkuar trajnerit Edi Martini të paraqesë dorëheqjen.
Të lidhura
None found
Tekniku i skuadrës shkodrane ka dhënë një përgjigje të prerë: ai pranon të largohet vetëm nëse përfiton pagesat që i takojnë për ndërprerjen e kontratës. Dëshira e Martinit mbetet vazhdimi i punës në krye të Vllaznisë.
Trajneri 51-vjeçar rinovoi marrëveshjen vetëm disa muaj më parë dhe kontrata e tij me kuqeblutë është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Nuk dihet ende se si do të zgjidhet përplasja mes palëve, ndërkohë që tensionet kanë arritur kulmin.
Pas 5 javëve të Abissnet Superiore, Vllaznia vazhdon të jetë pa fitore. Shkodranët kanë regjistruar 2 barazime dhe 3 humbje, ndërsa Bekim Balaj me shokë kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe renditen në vendin e fundit të tabelës.
