Nelson Weiper pritet të largohet nga Gjermania U21 për t’iu bashkuar Shqipërisë, sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke.
“Mistergrecoofficial” raporton se sulmuesi shqiptar është në pritje të pajisjes me pasaportë shqiptare. Pasi të përfundojë kjo procedurë, ai do të mund të vihet në dispozicion të Kombëtares dhe të luajë me fanellën kuqezi.
Të lidhura
None found
Nëse ky lajm konfirmohet, Shqipëria do të fitonte një alternativë tjetër të rëndësishme për repartin ofensiv.
Weiper është 21 vjeç dhe roli i tij natyral është ai i qendërsulmuesit. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 7 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka realizuar 2 gola në 4 paraqitje me Sturm Graz në Bundesligën austriake.
