Yamal habit me rrëfimin për Rashfordin: “Nuk e kuptonte ende peshën e kësaj ndeshjeje

Lamine Yamal ka ndarë një koment të veçantë për Marcus Rashfordin gjatë një interviste të hapur dhënë për mediat spanjolle.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës me Movistar, 19-vjeçari trajtoi tema të ndryshme, mes tyre edhe shanset për të fituar Topin e Artë në vitin 2026. Ai foli gjithashtu për përvojën e tij me racizmin, duke rrëfyer se është përballur me të “një mijë herë”.

Yamal, i cili këtë sezon ka realizuar shtatë gola në gjashtë paraqitje në La Liga, e solli në vëmendje Rashfordin kur po shpjegonte peshën që ka rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“E mbaj mend kur pashë Rashfordin në El Clasicon e tij të parë. Mendova se ende nuk e kishte kuptuar rëndësinë e vërtetë të asaj ndeshjeje”, është shprehur Yamal.

Sipas tij, kuptimi i rivalitetit u bë i qartë për sulmuesin anglez në përballjen e dytë. “Në ndeshjen e kthimit ai e kuptoi çfarë do të thotë një Clásico, pasi shënoi nga gjuajtja e lirë dhe luajti me një intensitet krejt tjetër”, ka deklaruar Yamal për Movistar.

“Kur je rritur te La Masia, që në El Clasicon të parë e kupton peshën e saj. E di se bëhet fjalë për një betejë të pastër”, ka shtuar talenti i Barcelonës.

Kjo deklaratë mund t’i befasojë tifozët, duke qenë se Rashford ka qenë pjesë e dy rivaliteteve të mëdha të Premier Leagues gjatë periudhës së tij te Manchester Unitedi, në përballjet me Manchester Cityn dhe Liverpoolin.

Sezonin e kaluar, reprezentuesi anglez luajti 49 ndeshje për Barcelonën si i huazuar nga Manchester Unitedi. Kontributi i tij prej 14 golash dhe 15 asistimesh ndihmoi katalunasit ta mbronin titullin e La Ligës.

Rashford u përfshi në tri përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit. Në fitoren e Barcelonës ndaj rivalit madrilen më 10 maj, ai shënoi dhe regjistroi një asistim, rezultat që i siguroi klubit titullin e La Ligës.


Shtuar 18.09.2026 18:55

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet