Nigeri: 49 të vdekur dhe 182 të shtruar në spital pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar, arrestohet një person

Bilanci i viktimave nga konsumimi i alkoolit të falsifikuar në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, ka arritur në të paktën 49 persona, ndërsa 182 të tjerë po marrin trajtim në spital.

Të lidhura

None found

Komisioneri i Shëndetësisë në Ondo, Bandji Ajaka, njoftoi se numri i të vdekurve është rritur ndjeshëm. Autoritetet lokale kishin bërë të ditur më 5 shtator se 29 persona kishin humbur jetën brenda një jave pasi kishin konsumuar pijet e falsifikuara.

Dyshimi kryesor i autoriteteve lidhet me helmimin nga metanoli, një substancë toksike që mund të përfundojë në pijet alkoolike të prodhuara në mënyrë të paligjshme dhe pa kontrolle.

Viktimat dyshohet se kishin pirë një lloj xhini të prodhuar lokalisht, të njohur në komunitet si “Bishti i Majmunit”. Në disa zona të Nigerisë, pijet alkoolike të paregulluara përdoren gjerësisht, pasi kushtojnë më pak dhe prodhohen më lehtë.

Sipas Ajakës, rastet e helmimit mund të kenë lidhje me dy ceremoni tradicionale të organizuara në rajonin Odigbo, ku të pranishmit konsumuan një pije lokale. Deri në këtë moment, ky dyshim nuk është vërtetuar nga analizat laboratorike.

Personat e intoksikuar kanë shfaqur simptoma serioze, mes tyre dhimbje koke, dhimbje në trup, vështirësi në frymëmarrje, halucinacione dhe humbje të shikimit.

“Ndodh shumë shpejt. Sapo e pinë, në varësi të sasisë, veshkat ndalojnë së funksionuari, sytë verbohen dhe truri dëmtohet”, tha Ajaka, duke shpjeguar pasojat e helmimit.


Shtuar 18.09.2026 18:25

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet