Hallgrimsson i dërgon mesazh Kosovës: Irlanda është e pamposhtur dhe askush nuk dëshiron të luajë ndaj saj

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka vënë në dukje ecurinë mbresëlënëse të ekipit të tij, i cili nuk ka pësuar humbje në shtatë ndeshjet e fundit.

Të lidhura

None found

Kombëtarja irlandeze po kalon një periudhë shumë të mirë sportive, ndërsa disfata e fundit e saj daton më 11 tetor 2025, kur u mposht 1-0 nga Portugalia.

Irlanda do të udhëtojë në Kosovë më 24 shtator, ku do të jetë mysafire e “Dardanëve”. Para kësaj përballjeje, Hallgrimsson ka rikujtuar formën pozitive të skuadrës së tij.

“Po kalojmë një seri pozitive dhe synojmë ta zgjasim atë. Kemi mbetur të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit dhe besoj se aktualisht asnjë kombëtare nuk dëshiron të përballet me Irlandën”, deklaroi ai.

Irlanda publikoi të enjten listën e futbollistëve të grumbulluar, ku përfshihet edhe Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata.

Ndërkohë, lista e Kosovës pritet të publikohet këtë të premte. Ajo pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme, pasi Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj kanë vendosur të pensionohen, ndërsa mesfushori Dion Kacuri është ftuar për herë të parë.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet