Sezoni i ri i “Për’puthen” në Top Channel pritet të sjellë një risi të pazakontë për programin.
Për herë të parë që nga nisja e emisionit, mes konkurrentëve do të jetë edhe një djalë me origjinë indiane.
Të lidhura
None found
Ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë me synimin për të njohur një vajzë shqiptare dhe për të gjetur partneren e tij të ardhshme.

“Vij nga India dhe kërkoj të gjej një nuse shqiptare”, shprehet ai në mesazhin që shoqëron prezantimin e tij në sezonin e ri.
Prania e konkurrentit indian pritet të sjellë një element të ri në program.
Tani mbetet për t’u parë se si do të vijojë kërkimi i tij për dashurinë dhe nëse ndonjë vajzë shqiptare do të arrijë t’i fitojë zemrën.
