Samuel Krasniqi po spikat në elitën zvicerane, mesfushori synon fanellën e Zvicrës A

Kur Grasshopper ka nevojë për ide dhe kreativitet në lojë, aksionet shpesh nisin nga këmbët e Samuel Krasniqit. Kështu e përshkruan mediumi zviceran “SRF” mesfushorin me prirje sulmuese, i cili këtë sezon ka tërhequr vëmendje në elitën e futbollit zviceran.

Të lidhura

None found

21-vjeçari është një nga pjesëtarët e Grasshopperit dhe paraqitjet e tij në këtë edicion kanë spikatur sidomos për kontributin krijues.

Sipas “SRF”, statistikat e tij e rendisin Krasniqin ndër futbollistët që prodhojnë më shumë ide në fazën ofensive të skuadrës.

Ai ka realizuar 17 driblime të suksesshme, shifër që e pozicionon në vendin e katërt në ligë. Mesfushori numëron gjithashtu 15 harkime të sakta, 10 gjuajtje në portë dhe 20 tentativa për asistim. Vetëm dy prej tyre janë konkretizuar, pasi bashkëlojtarët nuk kanë arritur të shënojnë, shkruan “SRF”.

Paraqitjet e Krasniqit në fanellën e Grasshopperit kanë bërë që emri i tij të përmendet gjithnjë e më shumë në futbollin zviceran. Shifrat e tij e tregojnë si një prej lojtarëve më aktivë të kampionatit në krijimin e rasteve dhe në duelet një kundër një.

Aktualisht, Krasniqi përfaqëson Përfaqësuesen U21 të Zvicrës, ndërsa synon të vijojë rritjen e tij dhe të arrijë objektiva edhe më të mëdha me klubin.

Një grumbullim me Përfaqësuesen A nuk është ende në fokusin e menjëhershëm të mesfushorit, pavarësisht formës së mirë. Megjithatë, ai e konsideron fanellën e ekipit të parë një prej ëndrrave më të mëdha në karrierë.

“Natyrisht, çdo futbollist e ëndërron këtë. Por, unë do të shkoj hap pas hapi”, ka deklaruar Krasniqi.

Kështu, 21-vjeçari po e konsolidon emrin e tij në elitën zvicerane. Kreativiteti, aftësia për të dribluar dhe krijimi i rasteve po e shndërrojnë Samuel Krasniqin në një nga futbollistët interesantë të gjeneratës së re në futbollin zviceran.


sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis