Florent Hadergjonaj pezullon përkohësisht angazhimin me Kosovën: tensionet me stafin teknik sjellin vendimin e fortë

Florent Hadergjonaj ka njoftuar përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale se nuk do të jetë përkohësisht në dispozicion të përfaqësueses së Kosovës, të njohur si “Dardanët”.

Të lidhura

None found

Vendimi lidhet me marrëdhëniet e tensionuara me stafin teknik aktual. Sulmuesi, i cili në vitin 2019 zgjodhi të largohej nga Zvicra për të përfaqësuar Kosovën, tashmë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin, të paktën përkohësisht, me përfaqësuesen.

“Pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur që për momentin të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për sa kohë ajo drejtohet nga stafi aktual teknik.

Ky ka qenë një vendim i vështirë për mua. Gjatë viteve të fundit kam qenë pjesë e kësaj Kombëtareje dhe përfaqësimi i Kosovës ka qenë e mbetet një nga arritjet më të mëdha të karrierës sime. Ndihem krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë.

Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kam zgjedhur të mos flas publikisht, por të vazhdoj punën time dhe të përgjigjem me paraqitjet e mia në klub. Besoj se forma dhe paraqitjet e mia kanë folur vetë.

Megjithatë, me kalimin e kohës, për mua është bërë e qartë se me stafin teknik aktual nuk ekzistojnë respekti i ndërsjellë dhe besimi i nevojshëm për të vijuar një bashkëpunim profesional. Për këtë arsye, kam arritur në pikën ku duhet të vendos një kufi.

Dua ta theksoj qartë se ky vendim nuk nënkupton se Kombëtarja nuk është e rëndësishme për mua dhe as nuk është një qëndrim kundër Kosovës. Ai lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik.

Për Kosovën do të jem gjithmonë krenar dhe i gatshëm të jap gjithçka, kur të krijohen kushtet e duhura. Bashkëlojtarëve të mi dhe Kombëtares u uroj nga zemra çdo sukses”, shkroi Hadergjonaj.


Shtuar 17.09.2026 20:54

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis