Fillimi shumë i dobët i sezonit në Abissnet Superiore dhe pozicioni i fundit në tabelë nuk mbeten problemet e vetme për klubin shkodran, i cili është ndëshkuar tashmë me masën më të re.
Të lidhura
None found
Njoftohet se për moszbatim të vendimit nr. 08, datë 11.06.2025, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në çështjen Liridon Latifi kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 29/1/c të KDE-së, i është ndaluar regjistrimi i futbollistëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit financiar.
Në këto rrethana, nëse skuadra kuqeblu nuk e paguan shumën që i detyrohet lojtarit, pasojat do t’i ndjejë në përforcimin e ekipit gjatë merkatove të ardhshme.
