Një shtetas i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot teksa ndodhej në plazhin e Velipojës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 15:30 në zonën e “Plazhit të Vogël”. Shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se pësoi arrest kardiak ndërsa po lahej në det dhe, si pasojë, u mbyt.
Grupi hetimor po vazhdon veprimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
