Lutfi Dalipi ka vendosur të luajë për Zvicrën U-21, duke lënë mënjanë mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë ose Kosovës. Talenti shqiptar 20-vjeçar ka pranuar ftesën e përfaqësueses zvicerane dhe është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të kësaj grupmoshe.
Të lidhura
None found
Pavarësisht se mund të zgjidhte mes “Dardanëve” dhe kuqezinjve të drejtuar nga Rolando Maran, mesfushori duket se ka qenë i vendosur për t’iu bashkuar vetëm Zvicrës U-21.
Dalipi po regjistron statistika mbresëlënëse gjatë sezonit aktual me FC Vaduz. Mesfushori ofensiv ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 8 paraqitje në Superligën e Zvicrës.
