Andonovski pret miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale deri në fund të vitit

Strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale pritet të marrë miratimin deri në fund të vitit, bëri të ditur ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara në këtë dokument përfshihet edhe miratimi i ligjit për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Të lidhura

None found

Grupi i punës do të zhvillojë nesër një takim në Ministrinë e Transformimit Digjital. Pas mbledhjes, draft-versioni do të publikohet në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të Rregulloreve (ENER), ndërsa më pas do të zhvillohen edhe debate publike.

“Pres që ta miratojmë deri në fund të vitit. Një nga aktivitetet e strategjisë është shqyrtimi i miratimit të ligjit për përdorimin e inteligjencës artificiale. Pra, jo rregullimi i prodhimit ose krijimit të inteligjencës artificiale, por përdorimi i saktë etik dhe parimor për të mirën e inteligjencës artificiale”, deklaroi Andonovski.

Duke folur për ndërtimin e Qendrës kombëtare të të dhënave, ministri njoftoi se janë duke u zhvilluar bisedime me financues të mundshëm të projektit. Ndërkohë, Ministria e Transportit po shqyrton përcaktimin e procedurës së nevojshme për shfrytëzimin e lokacionit pranë Bunarxhikut.

“Lokacioni do të jetë afër Shkupit, pranë njërës prej zonave zhvillimore industriale. Është tokë shtetërore që nuk përdoret për bujqësi apo për ndonjë gjë tjetër, kështu që ne do ta përdorim këtë hapësirë. Në afërsi tashmë janë ndërtuar centralet fotovoltaike. Në fazën e dytë gjithashtu planifikojmë të ndërtojmë një central fotovoltaik, përveç qendrës së të dhënave, me të cilën do të përdorim 30 deri në 40 për qind të konsumit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik”, tha Andonovski.


sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis