Një 35-vjeçar nga Studeniçani ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, njofton MPB-ja.
Të lidhura
None found
Rasti është raportuar në SPB Shkup më 16.09.2026, rreth orës 11:40. Sipas njoftimit, H.B. (35) nga Studeniçani kishte shkuar në oborrin e një shtëpie në këtë fshat të rrethinës së Shkupit, pronë e A.S. (56), ku kishte marrë një pajisje larëse për të pastruar automjetin. Gjatë përdorimit të saj, ai është rrëzuar, me shumë gjasë si pasojë e goditjes elektrike.
H.B. është dërguar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku më pas ka humbur jetën.
Vdekja është konfirmuar nga mjeku, ndërsa, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, bëjnë të ditur nga MPB-ja./Telegrafi/
