Kryeprokurori Nenad Saveski, gjatë paraqitjes së raportit vjetor, deklaroi se Prokuroria Publike përballet kryesisht me numrin e pamjaftueshëm të prokurorëve publikë, hapësirat e papërshtatshme dhe fondet e kufizuara.
Të lidhura
None found
Sipas tij, mungesa e kuadrit bën që një prokuror të kryejë shpesh punën e tre personave, duke ngadalësuar zhvillimin e procedurave.
Ai kujtoi se Ligji për Prokurorinë Publike vazhdon të jetë prej kohësh i bllokuar në procedurën parlamentare. Saveski kërkoi që ligji të miratohet sa më shpejt dhe të merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, posaçërisht ato që lidhen me përqindjen e buxhetit që duhet t’i caktohet Prokurorisë.
Saveski vlerësoi gjithashtu se rregullorja e re për përzgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e bën procesin zgjedhor më transparent./tv21.tv
