Nikolloski dhe Varns konfirmojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ecurinë e projekteve kapitale mes RMV-së dhe SHBA-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zhvilloi sot një takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Maqedoni, Nicole Varns.

Të lidhura

None found

Bisedimet u përqendruan te partneriteti ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe te mbështetja amerikane për proceset reformuese në Maqedoni. Gjatë takimit u vlerësua se marrëdhëniet ekonomike janë në nivel të lartë, ndërsa shkëmbimi tregtar vijon të ketë prirje pozitive.

Nikolloski theksoi se politikat zhvillimore të Qeverisë synojnë nxitjen e rritjes ekonomike nëpërmjet zbatimit të projekteve kapitale, të cilat mundësojnë ndërlidhjen dhe integrimin rajonal.

Sipas tij, punimet për ndërtimin e autostradave në Korridoret 8 dhe 10-d po përparojnë me dinamikë të shkëlqyer dhe në përputhje me afatet e përcaktuara.

Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar atë si garanci për stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

Në përfundim u konstatua se raportet dypalëshe mes Maqedonisë dhe SHBA-së janë të shkëlqyera dhe se ekziston vullnet i fuqishëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş