Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se nesër, duke nisur nga ora 12:00, në selinë qendrore do të zhvillojë një mbledhje me Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit do të analizohet situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale dhe aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së.
OVL-UÇK ka paralajmëruar se, pas përfundimit të mbledhjeve, në orën 13:30 do të organizojë një konferencë për media.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të prezantohet qëndrimi i Organizatës, si dhe veprimet e mëtejshme që ajo do të ndërmarrë lidhur me zhvillimet e fundit.
