Dënimi me 81 vite burg nga Gjykata e Hagës, Vora mbështet ish-drejtuesit e UÇK-së: Sakrifica nuk shuhet dhe historia nuk harrohet

Gjykata Speciale në Hagë bëri të ditura sot vendimet ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan në total me 81 vite burg.

Vendimi është cilësuar absurd dhe i padrejtë gjerësisht në opinionin publik, ndërsa janë rikujtuar historia dhe sakrificat e ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka sjellë kundërshtime të shumta, protesta dhe reagime në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Mes zërave që kanë reaguar është edhe Vora. Klubi i Superiores u ka drejtuar një mesazh të gjatë ish-drejtuesve të UÇK-së, duke vënë në pah lidhjen e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Klubi vorak thekson se nuk duhet të harrohen as sakrificat dhe as personat që i qëndruan pranë popullit të Kosovës gjatë një prej periudhave të tij më të vështira.

MESAZHI:

LIRIA KA EMËR

Në këtë ditë, e cila prek thellësisht zemrën dhe kujtesën e çdo shqiptari, Futboll Klub Vora solidarizohet me popullin e Kosovës.

Emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhen fort me një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së Kosovës, si dhe me rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe shtetësisë.

Sot, teksa përballemi me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, kujtojmë historinë, sakrificat dhe ata që qëndruan pranë popullit të Kosovës në një nga periudhat e tij më të vështira.

Shqipërinë dhe Kosovën i bashkojnë gjuha, historia, gjaku dhe kujtesa.

Nga Vora, sot shprehim me zë të lartë respektin tonë për Kosovën dhe për të gjithë ata që dhanë kontribut në rrugën e saj drejt lirisë.

Historia nuk harrohet. Sakrifica nuk shuhet. Liria mbetet gjithmonë në kujtesë.


Shtuar 16.09.2026 17:38

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisartemisbetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglebahsegelstarzbetsekabet