Që nga ora 13:00, qytetet e Beratit dhe Kuçovës, bashkë me fshatrat përreth, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një dëmtimi në tubacionin qendror të Ujësjellësit të Bogovës.
Shoqëria “Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë” njofton se defekti në linjën kryesore ka ndodhur në fshatin Kakruk. Ekipet teknike ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për riparimin e dëmtimit, me synim rikthimin e furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura.
Të lidhura
None found
Bashkia e Beratit ka reaguar lidhur me këtë situatë përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj në Facebook, ku sqaron shkaqet e ndërprerjes teknike dhe bën të ditur se po ndiqet ecuria e punimeve për normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
