Ancelotti kritikon mungesën e talenteve në Itali: Nuk është formuar një brez i fortë lojtarësh

Carlo Ancelotti ka analizuar situatën e futbollit italian, duke evidentuar shqetësimin e tij për mungesën e një brezi të ri futbollistësh të nivelit të lartë gjatë viteve të fundit.

Të lidhura

None found

Trajneri i Brazilit u ndal veçanërisht te mungesa e një sulmuesi italian cilësor në skuadrat kryesore të Serie A, duke përmendur Milanin, Interin dhe Juventusin.

“Mendoj se Italia nuk ka mundur të krijojë një gjeneratë të fortë lojtarësh të nivelit të lartë në vitet e fundit”, u shpreh Ancelotti.

Ai shtoi: “Në ditët e sotme, për shembull, klubet më të mëdha italiane si Milani, Interi dhe Juventusi nuk kanë një sulmues italian cilësor”.

Pavarësisht kësaj situate, Ancelotti sheh me optimizëm të ardhmen e futbollit italian. Sipas tij, lojtarët që aktivizohen aktualisht në ekipet e moshave U-20 dhe U-17 kanë dhënë paraqitje mjaft të mira në arenën evropiane.

“Italia duhet të jetë në Kupën e Botës së ardhshme. Besoj se brezi i ri, me futbollistët që luajnë tani në nivelet U-20 dhe U-17, po tregon një nivel shumë të mirë në Evropë”, deklaroi ai.

Trajneri italian beson se kjo gjeneratë mund të jetë më cilësore se ajo e mëparshmja dhe t’i japë “Azzurrëve” mundësinë për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

“Besoj se gjenerata e re e futbollistëve italianë do të jetë më e mirë dhe se Italia do të arrijë të kualifikohet në Kupën e Botës së ardhshme”, përfundoi Ancelotti.


Shtuar 16.09.2026 12:49

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel