Gjykata: Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi zbatuan me zell planin kriminal ndaj kundërshtarëve të UÇK-së

Një plan kriminal që kishte në shënjestër kundërshtarët e UÇK-së u zbatua me përkushtim nga Fatmir Limaj, Sabit Geci, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi, sipas vlerësimit të Trupit Gjykues.

Të lidhura

None found

Konstatimet e gjykatës tregojnë se ai plan parashikonte ngritjen e objekteve të ndalimit në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, evidentimin e personave që shiheshin si kundërshtarë të saj, arrestimin dhe mbajtjen e tyre në ndalim, si dhe vrasjen e tyre kur konsiderohej e nevojshme.

Trupi Gjykues deklaroi se “plani ishte i thjeshtë dhe i dëshmueshëm”.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se asnjëri nga të akuzuarit — Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi — nuk ndërmori hapa për ta ndërprerë ose për t’u tërhequr nga ky plan.

Përkundrazi, sipas gjykatës, ata së bashku dhanë kontribut, inkurajuan dhe mundësuan zbatimin e tij.

Në gjykatë u theksua se “plani ishte i tyre dhe ata i qëndruan besnik derisa nuk patën nevojë më”.

Sipas Trupit Gjykues, krimet e konstatuara ishin pasojë e një plani kriminal, i cili u realizua nga të akuzuarit personalisht dhe përmes personave të tjerë.


Shtuar 16.09.2026 11:28

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel