Vëmendja dhe solidariteti nga shqiptarët anembanë globit janë të jashtëzakonshme, teksa klubi i njohur i Superligës, Ballkani, iu bashkua thirrjeve për lirimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një mesazh të publikuar në platformat sociale, ata shkruan: “Kosova po i pret çlirimtarët e saj”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë në pritje të vendimit gjyqësor që do të shpallet sot, pas një procesi që zgjati gati gjashtë vjet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Seancat gjyqësore kishin nisur zyrtarisht në prill të vitit 2023.
Të lidhura
None found
Ata u ndaluan nga autoritetet në nëntor të vitit 2020 dhe u dërguan në objektin e paraburgimit në Hagë më datat 4 dhe 5 nëntor të të njëjtit vit.
Aktakuza i lidh ata me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë një periudhe që fillon të paktën në mars të vitit 1998 dhe përfundon në shtator të vitit 1999.
