Pritet nisja e seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Ka mbetur vetëm një orë nga fillimi i seancës në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku do të shpallet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00, ndërsa transmetimi për publikun në faqen zyrtare të kësaj gjykate do të vonohet me dhjetë minuta.

Të lidhura

None found

Cilat janë pikat e akuzës ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve?

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi — të gjithë ish-udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 — janë në qendër të paraburgimit në Hagë që prej nëntorit 2020, kur u bë publike aktakuza ndaj tyre.

Aktakuza i ngarkon me gjashtë vepra penale për krime kundër njerëzimit, përfshirë persekutimin, burgosjen, veprime të tjera jonjerëzore, torturën, vrasjen dhe zhdukjen e detyruar. Gjithashtu, ajo përmban edhe katër pika për krime lufte, si arrestim dhe paraburgim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Sipas dosjes, të katërt ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal që synonte të vendoste kontroll nëpërmjet frikës, keqtrajtimit dhe eliminimit të kundërshtarëve.

Viktimat e krimeve të pretenduara, siç thuhet në aktakuzë, ishin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk i përkisnin radhëve të UÇK-së.

Numri i atyre që dyshohet se u vranë arrin në të paktën 102, kurse më shumë se 20 persona janë ende të pagjetur.

Prokuroria argumenton gjithashtu se të pandehurit, për shkak të funksioneve të tyre drejtuese, kanë përgjegjësi për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Të katër të pandehurit kanë mohuar çdo fajësi për akuzat e ngritura.


Shtuar 16.09.2026 09:17

Tags: , ,
sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel