Qarkullimi në sektorin industrial të Maqedonisë së Veriut gjatë korrikut u rrit me 2.7 përqind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, krahasuar me qershorin e këtij viti, u shënua një ulje prej 8.5 përqind.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në bazë vjetore rritje u regjistrua te Produktet intermediare, përveç energjisë, me 6.2%, si dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë, me 11.7%. Në anën tjetër, Produktet kapitale shënuan rënie prej 6.3%, ndërsa Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë u ulën me 2.9%.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se qarkullimi në tregun vendor u rrit me 8.5 përqind brenda një viti, ndërsa në tregun e huaj rritja ishte 1.9 përqind.
Rritjen më të lartë vjetore e shënoi prodhimi i duhanit, me 186.3%, ndërsa rënia më e madhe u regjistrua në prodhimin e pajisjeve të tjera për transport, me 25.3%.
