Në Gjykatën Penale në Shkup dëshmojnë për rastin ndaj gjykatësit Gjoko Ristov

Seanca gjyqësore ndaj gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Gjoko Ristov, vijoi sot në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarëve. Para trupit gjykues dëshmuan dy persona: njëri i thirrur nga Prokuroria, pronar i një servisi dhe dyqani për telefona celularë, ndërsa tjetri nga mbrojtja, avokat dhe pjesëmarrës në bastisjen e shtëpisë së prindërve të Ristovit në Negotinë.

Të lidhura

None found

Seanca e radhës është caktuar për 6 tetor, kur pritet të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtjes, mes të cilëve edhe Fehmi Stafa.

Dëshmitari i Prokurorisë, i cili punon si specialist i sigurisë kibernetike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe administron një dyqan për shitje e riparim telefonash në Shkup, iu përgjigj një pyetjeje të prokurores Iskra Haxhi Vasileva. Ai u pyet nëse Gjoko Ristov kishte shkuar më 3 dhjetor të vitit 2025 për të riparuar një telefon celular.

“Nuk kam marrë telefon nga zotëria dhe kam dhënë të dhënat e mia të plota për marrjen e telefonave nga sistemi im”, deklaroi dëshmitari.

Gjatë pyetjeve të avokatit Zvonko Davidoviq, i cili mbron Ristovin, dëshmitari shpjegoi mënyrën se si regjistrohen pajisjet e dorëzuara për servis. “Shkruajmë se cili telefon ka ardhur dhe numrin e telefonit dhe emrin e personit që e ka sjellë”, tha ai.

Sipas dëshmitarit, Prokuroria kishte kërkuar të verifikonte nëse në servis ishte sjellë një telefon specifik i markës Samsung. Ai u kishte bërë të ditur përmes procesverbalit se një pajisje e tillë nuk ndodhej në servis. I pyetur nga Gjoko Ristov nëse më 3 dhjetor, pas orës 19:00, ai kishte sjellë një telefon Samsung të zi me ekran të thyer dhe kishte kërkuar nëse mund të nxirreshin të dhënat, dëshmitari tha se nuk e kujtonte një rast të tillë.

Pas përfundimit të dëshmisë, prokurorja Iskra Haxhi Vasileva i kërkoi Gjykatës të shqyrtonte dosjet e çështjeve ndaj dy të pandehurve, Marian Stoevski dhe Fehmi Stafa, ku gjykatësi Gjoko Ristov është aktualisht i pandehur.

Me këtë dëshmi përfundoi paraqitja e provave nga Prokuroria dhe nisi procedura e paraqitjes së provave të mbrojtjes.

Avokati Aleksandar Varella, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes, tregoi para Gjykatës për bastisjen e zhvilluar në shtëpinë e Zdravko dhe Donka Ristovit në Negotinë. Ai dha hollësi për kontrollin e dytë, të zhvilluar gjatë dy ditëve në janar.

Varella shpjegoi se ishte telefonuar nga Angel Ristov, djali i Zdravkos, dhe më pas kishte shkuar në banjën Negorcë, prej nga e kishin marrë Zdravkon.

“Bastisja ishte intensive dhe menduam se gjithçka kishte mbaruar. Por na thanë se duhet të vinin edhe të nesërmen. Dita e dytë filloi me kontrollimin e dhomave dhe vendeve të njëjta. Ata kontrolluan edhe pjesën e pasme të shtëpisë, e cila ka hyrje të veçantë”, deklaroi ai.

Sipas avokatit, gjatë kontrollit të dytë policët u përqendruan në kuzhinë dhe nisën të kontrollonin pllakat, pasi dyshonin se disa prej tyre tingëllonin ndryshe kur goditeshin.

“Nxorën pesë pllaka, pastaj pesë të tjera, ranë, u thyen. Edhe unë isha aty dhe pronari Zdravko dhe dy policë që po hiqnin pllakat. Zdravko kundërshtoi: “mos i thyej pllakat ose hiqi ngadalë, do të duhet t’i kthesh përsëri”. Por ata nuk mundën të gjenin asgjë dhe filluan t’i thyejnë të gjitha me radhë dhe arritën në rreshtin e fundit, ku u shfaq një vrimë. Zdravko, si njeri që u befasua, vetëm tha: “aj ndodhi”. Pra, ndodhi. E pyeta se çfarë ishte, ai vetëm tha “aj”. Më pas policia e pyeti se çfarë kishte atje, në mënyrë që të dinte të thërriste specialistë. Pastaj Zdravko tha, nuk ka nevojë, janë para. Më pas policët filluan t’i nxjerrin, në mënyrë të tillë që duhej të thyhej një pjesë për t’i nxjerrë. I nxorën dhe mendoj se nxorën 13 pako. Policia që po e drejtonte punën gjatë gjithë kohës herë pas here telefononte dhe fliste mënjanë, mendoj se po konsultohej me dikë se si të vepronte. Kur gjetën paratë, u thirr një person nga teknika kriminale për të bërë fotografi”, tha dëshmitari.

Ai tregoi se, pasi u zbuluan paratë, zbriti dhe e pyeti Zdravkon pse nuk kishte treguar për to. Sipas dëshmisë, Zdravko iu përgjigj se nuk kishte menduar që kontrolli do të shkonte aq larg, duke pasur parasysh mënyrën se si ishte zhvilluar bastisja e parë.

“Më tha: “Nuk e dija se do të shkonin aq larg, nuk doja që fëmijët ta dinin se kisha para”. I thashë, e di që tani mund të t’i marrin, e ai më tha “le të bëjnë ç’të duan, paratë janë të miat”, deklaroi dëshmitari.

Kur e pyeti Zdravkon për shumën e parave, ai, sipas avokatit, u përgjigj pa hezitim se bëhej fjalë për mbi 300.350 mijë euro.

“Me këtë më bëri të ditur se ai e dinte për paratë, por nuk më tha mua si avokat”, përfundoi dëshminari.


Shtuar 15.09.2026 22:30

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis