Pas aventurës së tij në Poloni, mesfushori Bastien Toma do ta vijojë karrierën në Zvicër, ku është transferuar te Yverdon Sport, skuadër që militon në Challanger League.
Të lidhura
None found
Futbollisti 27-vjeçar ka arritur marrëveshje me klubin zviceran për pjesën e mbetur të sezonit. Yverdon synon ngjitjen në elitën e futbollit zviceran dhe e konsideron Tomën një përforcim të rëndësishëm për këtë objektiv.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare, ku konfirmohet afrimi i mesfushorit.
“Yverdon përforcon mesfushën me arritjen e Bastien Tomës, 27-vjeçari me eksperiencë të madhe në Superligë. Ai vjen për t’i shtuar opsione më shumë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në komunikatë.
Toma kishte shprehur gatishmërinë për të përfaqësuar Kosovën, ndryshe nga vitet e kaluara, por duket se “Dardanët” nuk janë më të interesuar për shërbimet e tij.
