Komuna e Prishtinës u ka kërkuar të gjitha shkollave të kryeqytetit që nesër orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës për çlirim, si dhe rolit të çlirimtarëve në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Vendimi është komentuar nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili përmes një postimi në Facebook ka reaguar me ironi ndaj kësaj kërkese të komunës.
Ai është shprehur se e mbështet zhvillimin e një ore për UÇK-në, por ka sugjeruar që të zhvillohen dy orë mësimore.
“Ora dytë: Repriza e seancës parlamentare kur u votua Gjykata Speciale me 3 gusht 2015”, ka shkruar Krasniqi.
“Komuna e Prishtinës po thotë: Nesër ora e parë në shkolla të mbahet për UÇK-në. Pajtohem!. Jo një, por dy orë.
Ora parë për UÇK-në dhe Jasharajt
Ora dytë: Repriza e seancës parlamentare kur u votua Gjykata Speciale me 3 gusht 2015.”
