Mijëra mbështetës mblidhen në Hagë para vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së

Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur pranë ndërtesës së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, një ditë para shpalljes së vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator pritet të bëhet publik vendimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Të lidhura

None found

Për të qenë të pranishëm në këtë moment, qytetarë nga Kosova dhe shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar drejt Hagës.

Jashtë godinës së Dhomave të Specializuara janë shfaqur flamuj të UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje për katër ish-drejtuesit e organizatës.

Prania e qytetarëve në Hagë vjen përpara një dite që pritet të ketë vëmendje të madhe në Kosovë, veçanërisht nga familjarët, mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e të akuzuarve.

Vendimi i shkallës së parë do të përcaktojë vijimësinë dhe fatin e procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, pas një gjykimi të gjatë në Hagë.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis