Në shkollat e Prishtinës, ora e parë nesër do t’i kushtohet historisë së UÇK-së

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka udhëzuar institucionet shkollore që mësimi i parë nesër, më 16 shtator, t’i dedikohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe rolit të atyre që kontribuuan në këtë proces.

Të lidhura

None found

Përmes një shkrese të datës 15 shtator 2026, drejtorive të shkollave u është kërkuar që temat e zhvilluara gjatë kësaj ore të përshtaten me moshën e nxënësve. Në mesin e çështjeve që duhet të trajtohen janë lufta e UÇK-së, sakrifica e qytetarëve për lirinë e Kosovës, si dhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se përmes kësaj nisme synohet që nxënësit të njihen me të kaluarën e afërt të vendit dhe të mendojnë mbi vlerën e lirisë, paqes dhe ruajtjes së kujtesës historike.

“Qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit tonë dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike”, thuhet në shkresë.


Shtuar 15.09.2026 18:03

Tags: , ,
sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle