Forcimi i bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimi i ekspertizës për kohezionin social, përfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ishin në qendër të takimit të zhvilluar në zyrat e UN në Shkup. Takimi përbëri një hap të mëtejshëm drejt përdorimit të hulumtimeve dhe dëshmive konkrete në hartimin e politikave publike.
Të lidhura
None found
Në takim morën pjesë përfaqësueset Laura Fiorotto dhe Ardita Zekiri, Shpend Murati, shef i Kabinetit të ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, si dhe përfaqësuesit e ministrisë Sueda Bajrami dhe Xhelal Çajani.
Diskutimet u përqendruan në qasje të reja për avancimin e kohezionit social, veçanërisht në mënyrën se si hulumtimet dhe të dhënat mund të mbështesin politika që krijojnë bashkësi më të fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe më rezistente.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua SCORE Social Cohesion Survey, i cili sjell të dhëna dhe njohuri të rëndësishme për faktorët që ndikojnë në kohezionin social, marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe vështirësitë me të cilat përballet shoqëria.
Pjesëmarrësit nënvizuan se gjetjet e hulumtimeve duhet të kalojnë përtej analizave dhe të përkthehen në masa e politika publike të zbatueshme. Sipas tyre, vendimmarrja e mbështetur në dëshmi i orienton institucionet më mirë drejt nevojave reale të qytetarëve dhe rezultateve të matshme.
Gjatë bisedës u shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, si dhe mënyrat për ta përdorur hulumtimin mbi kohezionin social në nxitjen e ndryshimeve pozitive, zhvillimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Në këtë kuadër, u vlerësua si e domosdoshme ndërthurja e hulumtimit me veprimin, duke bashkuar të dhënat, dialogun dhe politikat e hartuara mbi bazën e dëshmive.
