Ziadin Sela, kryetar i Lidhjes Shqiptare, deklaroi në emisionin Click Plus në TV21 se subjekti që drejton po përgatitet për të marrë pjesë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme.
Të lidhura
None found
Sipas Selës, bashkëpunimet e deritanishme në koalicione kanë sjellë zhgënjim, pasi, siç u shpreh ai, “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”.
Ai bëri të ditur se LSH-ja po punon që të paraqitet e pavarur para elektoratit dhe të kërkojë drejtpërdrejt përkrahjen e qytetarëve, pa qenë e varur nga marrëveshjet për koalicione.
Ndër të tjera, Sela theksoi se synimi i partisë është të renditet si forca e parë politike në kampin shqiptar.
