Mulhaxha-Kollçaku kritikon PDK-në për dërgimin e çështjes së formimit të Qeverisë në Kushtetuese

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka reaguar ndaj vendimit të PDK-së për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me formimin e Qeverisë.

Të lidhura

None found

Ajo e ka cilësuar si kundërthënës qëndrimin e PDK-së, pasi deputetët e kësaj partie ishin pjesë e procesit për konstituimin e Kuvendit, ndërsa tash pretendojnë se afatet kushtetuese janë shkelur.

Sipas Mulhaxha-Kollçakut, është e vështirë të gjendet një paradoks më i madh se ky.

Në reagimin e saj të plotë, deputetja ka shkruar se pas 6 gushtit protestohej çdo ditë, kinse për krijimin e institucioneve, ndonëse, sipas saj, synimi i vërtetë ishte që ato të zhbëheshin më pas.

Ajo ka theksuar se deputetët e PDK-së morën pjesë në seancat për konstituimin e Kuvendit dhe, madje, pas kësaj date propozuan edhe kandidate për postin e nënkryetares.

Mulhaxha-Kollçaku ka shtuar se tani janë pikërisht ata që i janë drejtuar Gjykatës me një lëndë, përmes së cilës pretendojnë se janë cenuar “afatet kushtetuese”.

Sipas saj, deputetët që u përfshinë vetë në procesin institucional po pohojnë tash se i njëjti proces ka shkelur afatet kushtetuese, gjë që ajo e ka përshkruar si një paradoks vështirë të krahasueshëm.


Shtuar 15.09.2026 09:58

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom