600 mijë dollarë për Bylisin, Fabjan Përndreca drejt futbollit të Emirateve

Fabjan Përndreca është pranë largimit nga futbolli shqiptar, pas formës së mirë që shfaqi me Dinamon gjatë muajve të fundit. Mesfushori i Shqipërisë U21 luajti për blutë në formë huazimi nga Bylisi dhe u aktivizua në shtatë takime të Conference League, ku arriti të shënonte edhe ndaj Aluminij.

Të lidhura

None found

Pas mbylljes së aventurës europiane dhe javëve të para të kampionatit të Superiores, Dinamo dhe Bylisi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për ta bërë transferimin të përhershëm. Për këtë arsye, 21-vjeçari u detyrua të largohej nga skuadra kryeqytetase.

Destinacioni i radhës për Përndrecën nuk pritet të jetë Ballshi. Sipas “Superliga Shqiptare”, futbollisti po i afrohet kalimit te Al-Ittihad Kalba, ekip që garon në elitën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Atje ai do të bashkohet edhe me shqiptarin Rejan Alivoda.

Transferimi pritet t’i sjellë Bylisit rreth 600 mijë dollarë. Bëhet fjalë për një përfitim të rëndësishëm financiar për klubin ballshiot, ndërsa Përndreca do të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom