Dita e 108-të e revoltës qytetare, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij! Në shesh për të mbështetur protestat edhe diaspora

Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 108-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesit mblidhen prej gati katër muajsh në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas marshojnë drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij. Ata kërkojnë gjithashtu, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, me mandat 12-mujor, e cila sipas tyre do të duhet të garantojë një proces të ri politik dhe institucional.

Të lidhura

None found

Një tjetër kërkesë e ngritur gjatë protestave lidhet me anulimin e disa ligjeve, për të cilat protestuesit pretendojnë se bien ndesh me interesin kombëtar.

Protestave në Tiranë u është bashkuar prej tre ditësh edhe diaspora. Përfaqësues dhe qytetarë shqiptarë të ardhur nga jashtë vendit kanë marrë pjesë në tubime, duke deklaruar mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve.

Sipas paralajmërimeve të bëra nga diaspora, pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë vendit pritet të qëndrojnë në Tiranë deri më 17 shtator.

Protesta pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se do të vazhdojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.


Shtuar 15.09.2026 07:28

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom