Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e përgatitur për të mbrojtur Republikën dhe atdheun, pavarësisht rrethanave.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se afrimi i trupave serbe pranë kufirit me Kosovën përbën një zhvillim shqetësues, sidomos në një periudhë të tillë vendimtare.
Lushtaku u shpreh se, në rast të një sulmi, institucionet dhe qytetarët duhet të jenë të gatshëm të mbrojnë Republikën dhe atdheun në çdo situatë.
Deputeti kritikoi edhe, siç i cilësoi, keqinterpretimet dashakeqe, duke thënë se ato nuk i shërbejnë Kosovës. Sipas tij, deputetët e pushtetit që përhapin lajme të rreme po i kontribuojnë kësaj agjende.
