QMK: Nga 14 zjarret e raportuara, vetëm ai pranë Borinos vijon të jetë aktiv

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëri të ditur se deri në orën 18:00 të 14 shtatorit 2026, në vend janë evidentuar gjithsej 14 zjarre në zona të hapura.

Të lidhura

None found

Sipas QMK-së, një prej vatrave mbetet aktive, një tjetër është futur nën kontroll, ndërsa 12 zjarre janë shuar.

Vatra aktive ndodhet në territorin e Komunës së Krushevës, pranë fshatit Borino, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët.

Ndërkohë, zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, në lokacionet Dabova Dupka – Jasen, pranë fshatit Belica, dhe Kajorec, është vënë nën kontroll. Në këtë zonë po digjej pyll pishe me rritje të ulët dhe pyll i përzier.

Gjatë ditës janë shuar edhe zjarret në Kumanovë, Veles, Strugë, Makedonski Brod, Mogillë, Sveti Nikolë, Strumicë, Bosilovë, Novo Sellë, Shuto Orizari dhe Ilinden, njoftoi QMK.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş