Skema kreative e Francës U20 bëhet virale: Futbollistet krijuan një “rreth” dhe shënuan nga korneri

Kombëtarja franceze U20 për femra e mbylli me sukses fazën e grupeve të Kampionatit Botëror për të reja dhe siguroi kalimin në fazën nokaut.

Franca e përfundoi këtë fazë në krye të grupit, pas fitoreve ndaj Ekuadorit dhe Ganës, ndërsa përballja me Korenë e Jugut përfundoi në barazim.

Të lidhura

None found

Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje nuk lidhej vetëm me rezultatin, por me një skemë të pazakontë të përdorur në ndeshjen kundër Ganës.

Ndërsa një futbolliste franceze po bëhej gati të ekzekutonte goditjen nga këndi, disa prej shoqeve të saj u pozicionuan në zonën kundërshtare dhe formuan një “rreth”.

Lëvizja i hutoi lojtaret ganeze, të cilat nuk arritën të mbulonin Justine Rouquet.

Rouquet shfrytëzoi hapësirën e krijuar, u nis drejt portës pas krosimit nga korneri dhe e çoi topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Franca triumfoi me shifrat 4-0, ndërsa mënyra e veçantë e realizimit të këtij goli u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bë virale.


Shtuar 13.09.2026 12:13

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis