Marshi për Liri” në Prishtinë tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Mijëra qytetarë u mblodhën të shtunën në Prishtinë për të marrë pjesë në “Marshin për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Tubimi u mbajt vetëm katër ditë përpara shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Aktiviteti u zhvillua në sheshin “Skënderbeu”, ku u mbajtën fjalime, ndërsa turma mbushi jo vetëm sheshin, por edhe rrugët përreth dhe hapësirat që çojnë drejt tij, përfshirë sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”.

Ngjarja u pasqyrua gjerësisht edhe nga mediat e huaja. Reuters raportoi se në marsh morën pjesë mijëra njerëz, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve u panë flamuj që valëviteshin dhe pankarta.

Për organizimin shkroi edhe “The Washington Post”, e cila vuri në dukje se mijëra protestues u mblodhën në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-luftëtarëve të tjerë.

Edhe Associated Press njoftoi për tubimin, duke theksuar se mijëra persona u grumbulluan të shtunën në kryeqytetin e Kosovës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas AP-së, protestuesit mbushën një prej shesheve qendrore të Prishtinës dhe shumë prej tyre mbanin flamuj kuq e zi shqiptarë. Nëpër qytet ishin vendosur portretet e katër ish-luftëtarëve të UÇK-së, krahas një ore të madhe dixhitale që numëron mbrapsht deri në momentin kur gjykata në Hagë do të shpallë aktgjykimet e saj të mërkurën. Në një pankartë të madhe shkruhej: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm”.

Për “Marshin për Liri” raportoi edhe France24. Sipas këtij mediumi, protestuesit brohorisnin “UÇK” dhe mbanin fotografi të katër ish-luftëtarëve, të shoqëruara me mesazhet “Çlirimtarët, kthejini në shtëpi” dhe “Kosova po pret.” Ngjarja u pasqyrua gjithashtu nga “Washington Times” dhe Bloomberg.


Shtuar 12.09.2026 20:55

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibom