Një aksident komunikacioni me pasoja të rënda është regjistruar më 11.09.2026, në orën 22:55, në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra larg një objekti hotelier.
Të lidhura
None found
Sipas denoncimit të bërë në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar, në përplasjen e automjeteve janë përfshirë dy makina të tipit “Golf”. Njëra, me targa të Gostivarit, drejtohej nga A.I. (34) nga fshati Çegran dhe kishte si pasagjer H.K. (28) nga Gostivari. Automjeti tjetër, me targa të Tetovës, drejtohej nga D.N. (21) nga Tetova, ndërsa pasagjer ishte F.J. (21), po nga Tetova.
Mjeku i Ndihmës Mjekësore Urgjente, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes, konstatoi vdekjen e drejtuesit të automjetit me targa të Tetovës, D.N. Tre personat e tjerë u dërguan për trajtim në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku iu konstatua se kishin pësuar lëndime trupore.
Procedurat e këqyrjes në vendin e aksidentit u kryen nga Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes i DPB Gostivar.
