Pas një periudhe pensionimi, Idriz Batha ka vendosur t’i rikthehet futbollit të luajtur. Mesfushori 34-vjeçar është prezantuar si afrimi më i ri i Butrintit.
Te skuadra e Kategorisë së Dytë, futbollisti gjirokastrit do të ketë një përgjegjësi të dyfishtë. Sipas njoftimit të klubit, Batha do të shërbejë edhe si zv.trajner i ekipit.
Të lidhura
None found
Karrierën e tij Batha e nisi te Partizani, ndërsa gjatë aktivizimit në futbollin shqiptar ka luajtur gjithashtu për Besën, Teutën, Flamurtarin dhe Tiranën. Me klubin bardheblu ai fitoi titullin kampion në vitin 2020.
