Hysen Durmishi: Deputetët që votuan Gjykatën Speciale duhet të turpërohen

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që zhvillohet sot në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Në një postim të publikuar me këtë rast, ai ka kërkuar drejtësi dhe liri për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Durmishi ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe synonte çlirimin e vendit. “UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare që nga koha e Skënderbeut. Lufta jonë ishte e drejtë. Ishte luftë për liri. Prandaj presim drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e ka përshkruar si “monstrum juridik”, ndërsa përgjegjësinë e ka drejtuar edhe ndaj deputetëve që votuan për krijimin e saj.

“Dëmi tashmë është bërë i pariparueshëm, sepse nga kjo gjykatë kemi edhe dënime. Më e pakta që duhet të ndiejnë sot deputetët që e votuan këtë gjykatë, është turpi për dëmin që ia kanë shkaktuar historisë sonë të lavdishme”, ka deklaruar Durmishi.

Postimin e tij ai e ka përmbyllur me ftesën për pjesëmarrje në tubimin që mbahet në sheshin “Skënderbeu”. “Ejani të gjithë në Sheshin ‘Skënderbeu’, në mbështetje të çlirimtarëve! Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Durmishi.


Shtuar 12.09.2026 13:14

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel