Në orët e para të mëngjesit, një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.
Të lidhura
None found
Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

