Ambasada amerikane në Tiranë përkujton viktimat e 11 Shtatorit: Kujtimi i tyre nuk do të shuhet kurrë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nderoi 2,977 personat që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, duke mbajtur një minutë heshtjeje 25 vite pas tragjedisë.

Komuniteti i ambasadës në Shqipëri u ndal në orën 8:46, në të njëjtin moment kur avioni i parë përplasi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Të lidhura

None found

“Njëzet e pesë vjet më parë, në orën 8:46 të mëngjesit në Nju Jork, avioni i parë goditi Kullën Veriore”, thuhej në mesazhin e publikuar nga ambasada.

Ceremonia përkujtimore u kushtohej të gjitha viktimave në Nju Jork, Virxhinia dhe Pensilvani, mes të cilëve ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, deklaroi se kalimi i një çerek shekulli nuk e ka zbehur kujtimin e atyre që humbën jetën.

“Ne kujtojmë çdo jetë të humbur. Nderojmë punonjësit e shërbimeve të emergjencës të cilët u vunë përballë rrezikut dhe familjet që e kanë mbartur këtë dhimbje prej një çerek shekulli”, u shpreh VanHorn.


Shtuar më 11.09.2026 22:01

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş