Pas 104 ditësh protestash për dorëheqjen e tij, Rama: Qeverisja përballet me pritshmëri të larta dhe padurim të madh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave dhe kërkesave për largimin e tij, duke thënë se pakënaqësia në shoqërinë shqiptare lidhet edhe me rritjen e pritshmërive të qytetarëve. Sipas tij, vendi ka lëvizur nga një periudhë kur votat siguroheshin përmes premtimeve apo ndërhyrjeve të vogla në komunitete, drejt një realiteti ku kërkesat ndaj qeverisë janë shumë më të mëdha.

Rama kujtoi kohën kur, sipas tij, mjaftonte dërgimi i kamionëve me çakull në një lagje ose fshat për të fituar mbështetjen e banorëve. Ai tha se njerëzit e shihnin këtë si një dhuratë për të cilën duhej të ishin mirënjohës, por shtoi se kjo periudhë ka përfunduar prej kohësh.

Të lidhura

None found

Kryeministri e lidhi ndryshimin e pritshmërive me zhvillimin e vendit dhe me mundësitë më të mëdha që u janë krijuar qytetarëve. Ai tha se shprehja e dikurshme “ka dhe më keq, shyqyr mirë jemi” është zëvendësuar nga bindja se “ka dhe më mirë, pikë, mbaroj”. Rama e konsideroi këtë një shenjë pozitive, por njëkohësisht pranoi se qeverisja bëhet më sfiduese në një periudhë të tillë.

Ai iu referua edhe konceptit të “revolucionit të pritshmërive të larta”, të cilin e lidh me Tovilin, duke përmendur si shembull ndryshimet në furnizimin me ujë. Sipas Ramës, Shqipëria tashmë po hyn në një fazë ku pritshmëritë e qytetarëve janë rritur ndjeshëm dhe padurimi i tyre është i madh.

Duke folur për protestat, kryeministri u ndal edhe te roli i teknologjisë dhe rrjeteve sociale në shtimin e tensioneve. Ai e përshkroi situatën si një “stuhi perfekte”, e krijuar nga bashkimi i shumë faktorëve në të njëjtën kohë, çka i dha protestës edhe një lloj madhështie.

Rama pretendoi se algoritmet dhe platformat sociale kanë ndikuar në klimën e krijuar, duke thënë se mijëra “ushtarë” të prodhuar në laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe emra shqiptarë, kanë sulmuar hapësirën dixhitale të vendit dhe kanë rritur tensionin.

Protestën ai e cilësoi si të nxitur nga një “turmë dështakësh zemërakësh”, duke e paraqitur situatën si përplasje mes pritshmërive të reja të qytetarëve dhe zhvillimeve politike në vend.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş