Milazim Maraj: Deklarata e Igor Simiqit synon sabotimin e institucioneve të Kosovës

Milazim Maraj, një prej komandantëve të njohur të luftës së Kosharës, ka reaguar për “Bota sot” ndaj deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq. Sipas tij, qëndrimi i Simiqit përbën një përpjekje për sabotim politik të institucioneve të Kosovës.

Të lidhura

None found

Maraj ka kritikuar edhe reagimin e zyrtarit serb Petkoviq në Beograd, i cili e lidhi shtyrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës me presionin ndaj serbëve në Kosovë.

Ai ka deklaruar se Lista Serbe po pengon funksionimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa pretendimet e Petkoviqit i ka cilësuar si të pabaza. Maraj ka theksuar se zyrtari serb nuk i krahason të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por vazhdon të pretendojë se Kosova është pjesë e Serbisë, edhe 27 vite pas ndarjes së saj përmes luftës.

Sipas Marajt, një qëndrim i tillë nuk mund të pritet ndryshe nga një shtet që ai e cilëson kriminal, që glorifikon kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm dhe nuk ka shprehur as dhimbje, as ndjesë për viktimat e shkaktuara nga ushtria dhe politika e tij. Ai ka shtuar se Serbia vazhdon të kërkojë territorin e Kosovës pa treguar keqardhje për krimet e kryera, edhe pse Kosova është njohur nga 120 shtete.

Duke iu referuar aktivitetit të Listës Serbe në Kosovë, Maraj ka kërkuar që kjo subjekt të shpallet terroriste. Ai e ka akuzuar atë se u ka shkaktuar terror shqiptarëve dhe se tash po ushtron presion edhe mbi popullatën serbe në Kosovë.

Maraj ka thënë se lista duhet të ndëshkohet sa më shpejt për veprimet që, sipas tij, ka kryer prej pasluftës dhe vazhdon t’i kryejë edhe sot. Ai ka përmendur sjelljen e vazhdueshme të armëve në veri, si dhe kërcënimet e shantazhet ndaj qytetarëve të Kosovës që kanë qëndrime të ndryshme nga udhëheqja kriminale e Beogradit.

Sipas tij, deklarata e përfaqësuesit serb në Kuvend ka për qëllim sabotimin e këtij institucioni, duke krijuar përshtypjen sikur Kosova dhe Kuvendi i saj janë pjesë e Serbisë dhe sikur betimi bëhet në emër të popullit serb. Maraj ka argumentuar se një betim i tillë mund të bëhet në Serbi, ndërsa në Kosovë populli është ai i Kosovës dhe betimi nuk mund të lidhet me ëndrrat e shpresat serbe apo ruse.

Ai ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta pranojë Igor Simiqin edhe nëse ai tërheq deklaratën me të cilën, sipas Marajt, mohon institucionin para të cilit po betohet. Sipas tij, qëllimet e Simiqit janë bërë të qarta që përpara votimit të tij në Kuvend.

Maraj ka ngritur gjithashtu çështjen e vendeve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Ai ka kërkuar që Lista Serbe të propozojë një emër tjetër, përndryshe, sipas tij, Simiqi nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit.

Ai ka theksuar se përfaqësuesi serb ka harruar se komuniteti serb disponon dhjetë vende të rezervuara, të cilat Maraj i ka cilësuar si të padrejta. Sipas tij, nuk ishte e drejtë që t’u rezervoheshin dhjetë mandate në parlament atyre që “e kallën Kosovën” dhe vranë mbi 13.000 shqiptarë të pafajshëm.

Maraj ka deklaruar se Simiqi po e përdor këtë mundësi për të sabotuar institucionet, në vend që të përballej me dënimin që, sipas tij, e meritonte. Ai ka sugjeruar që kjo çështje të rishikohet së bashku me aleatët, ndërsa ka kërkuar që serbët e Kosovës të shkëputen nga tutela e regjimeve kriminale të Serbisë dhe Rusisë, të cilat, sipas tij, ushtrojnë presion të pandërprerë që prej pasluftës.

Në vijim, Maraj ka kundërshtuar kandidaturën e Igor Simiqit për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ai e ka cilësuar deklaratën e Simiqit si antikushtetuese dhe ka kërkuar që jo vetëm të mos pranohet ajo, por as kandidati të mos lejohet të marrë këtë detyrë.

Maraj ka përsëritur kërkesën që Lista Serbe të shpallet kompani terroriste, duke thënë se për veprimtarinë terroriste të këtij grupi ekzistojnë informacione të mjaftueshme që prej themelimit të tij.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe bota demokratike po bindën çdo ditë e më shumë se përkëdhelja e kriminelëve nuk sjell paqe. Ai ka deklaruar se përpjekja për ta joshur Serbinë ka qenë e kotë dhe se strategjia e BE-së dhe botës demokratike ka dështuar, vlerësim që, sipas tij, po përsëritet gjithnjë e më shpesh.

Maraj e ka përshkruar praninë e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës si një “bombë serbo-ruse” të komanduar nga këto dy qendra. Ai ka përfunduar se nuk pret prej saj bashkëpunim të vërtetë për paqen, mirëkuptimin dhe një jetë të qetë në Kosovë.


Shtuar 11.09.2026 19:16

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş