Shearer parashikon finalen e Ligës së Kampionëve: Barcelona do ta mposhtë Arsenalin për trofeun

Alan Shearer ka zgjedhur ekipin që, sipas tij, do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke parashikuar një finale mes Barcelonës dhe Arsenalit.

Të lidhura

None found

Barcelona e nisi aventurën në edicionin e ri të këtij kompeticioni me një fitore të thellë 5-1 ndaj Feyenoordit të mërkurën në mbrëmje.

Edhe Arsenali e siguroi fitoren në ndeshjen e tij të parë, duke mposhtur Napolin 1-0 pas golit të shënuar në fund nga Martin Odegaard.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta u eliminua nga Paris Saint-Germain në finalen e sezonit të kaluar, pas ekzekutimit të penalltive. Megjithatë, Shearer mendon se londinezët kanë mundësi të arrijnë përsëri deri në aktin final.

“Barcelona dhe PSG-ja ndoshta duhet të konsiderohen favoritë, së bashku me Arsenalin, por Barcelona për momentin po paraqitet në një nivel shumë të mirë”, ka deklaruar Gary Lineker në programin “The Rest Is Football”.

Më pas, Shearer bëri të ditur zgjedhjen e tij për fituesin e trofeut. “Është e qartë se shumëçka do të varet nga shorti, por unë do të zgjedh Barcelonën si fituese, me triumf ndaj Arsenalit në finale”.

“Do të ishte e pabesueshme nëse do ta fitonin tri herë, tri herë radhazi. Për këtë arsye po zgjedh Barcelonën”.

Micah Richards ka një mendim tjetër për skuadrën që mund të shpallet kampione. Ish-mbrojtësi anglez ka mbështetur PSG-në për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi, ndërsa ka këmbëngulur se Real Madridi nuk duhet lënë jashtë diskutimit.

“Real Madridi nuk duhet përjashtuar. Në një ndeshje të vetme, sa u përket taktikave, futbollistëve dhe vetëbesimit, unë nuk do ta hiqja nga llogaritë Real Madridin”.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja një ekip, do të përmendja PSG-në, sepse ata kanë mundësi t’i menaxhojnë dhe rotullojnë lojtarët gjatë sezonit, gjë që përbën një avantazh të madh”.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş