Tifozët e Atletico Mineiros e provokuan për dëmtimet, Neymar iu përgjigj ashpër nga tribunat

Neymar mungoi në fitoren 2-0 të Santosit ndaj Atletico Mineiros, në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, por prania e tij në tribunat e Vila Belmiro e bëri atë një nga protagonistët e mbrëmjes.

Ylli brazilian u përfshi në një debat me tifozët mysafirë, ndërsa pamjet e përplasjes verbale u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Sipas portalit brazilian UOL, mbështetësit kundërshtarë e cilësuan Neymarin si “të dobët” dhe i thanë se “nuk ka gju”, duke iu referuar problemeve të shumta me lëndime që e kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit.

Futbollisti nuk qëndroi i heshtur dhe iu përgjigj: “Pa gjurin tim, unë luaj më mirë se i gjithë ekipi juaj”.

Videoja nuk i përcjell qartë të gjitha fjalët e tifozëve, ndërsa reagimi i Neymarit dëgjohet qartësisht.

Regjistrimi dhe deklarata e tij u publikuan gjithashtu nga disa prej mediave më të mëdha braziliane, mes tyre Globo dhe CNN Brazil.

Pas jehonës që morën pamjet, Neymar përdori Instagramin për të sqaruar mënyrën se si e kishte parë situatën.

“Provokimet janë pjesë e futbollit. Ata fyejnë nga atje, unë përgjigjem nga këtu dhe gjithçka është në rregull”, shkroi ai.

Neymar theksoi se të dyja palët po provokonin dhe po qeshnin me njëra-tjetrën, ndërsa shtoi se i respekton të gjitha klubet.//


Shtuar 11.09.2026 10:21

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş