Mosmarrëveshjet për nënkryetarët lidhen me zgjedhjen e presidentit, Kurti kërkon dialog me opozitën

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vijuar sot me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit. Pas këtij votimi, deputetët kanë nisur procedurën për përzgjedhjen e pesë nënkryetarëve.

Të lidhura

None found

Për këto poste janë propozuar Ardian Gola nga LVV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja, Kujtim Shala nga LDK-ja, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Emilia Rexhepi në emër të komuniteteve joserbe.

Procesi është shoqëruar me përplasje mes deputetëve lidhur me mënyrën e votimit. PDK-ja dhe LDK-ja e kanë akuzuar LVV-në se po pengon përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se PDK-ja dhe LDK-ja po kërkojnë mbështetje për kandidatët e tyre për nënkryetarë, ndërsa njëkohësisht kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë kandidatin për president.

Pas ndërprerjes së seancës, kreu i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë ftesë për takim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Në takim, sipas tij, duhet të diskutohet gjetja e një dakordimi për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Kurti ka theksuar se për këtë proces kërkohet mbështetja edhe e deputetëve që vijnë nga partitë e tjera, ndaj marrëveshja mes subjekteve politike është e nevojshme.

Image

“Jam në kontakt me kryetarin e LDK-së dhe i kam shkruar edhe kryetarit të PDK-së, me qëllim që të takohemi. Kështu mund të arrijmë marrëveshje edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve, pasi propozimet e tyre kërkojnë mbështetjen e shumicës”, ka thënë Kurti.

Gacaferi: PDK-ja, AAK-ja dhe një pjesë e LDK-së synojnë zgjedhje të reja

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka deklaruar për “Bota sot” se Albin Kurti prej një kohe të gjatë po u kërkon partive opozitare të ulen në bisedime. Sipas tij, deri tani vetëm kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Gacaferi ka pretenduar se PDK-ja, AAK-ja dhe një pjesë e LDK-së janë të interesuara që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image

“Kurti prej kohësh i ka ftuar në bisedime, por, siç dihet, vetëm kryetari i LDK-së i është përgjigjur ftesës. Ndërsa kryetari i PDK-së e ka refuzuar atë me arsyetime banale”, është shprehur ai.

Sipas Gacaferit, qëndrimi i këtyre subjekteve tregon se ato duan ta rikthejnë vendin në zgjedhje, ndërsa çdo përpjekje e Kurtit për ta shmangur këtë skenar mund të rezultojë e pasuksesshme.

Ai ka shtuar se opozita e ka kthyer në strategji përsëritjen e zgjedhjeve, edhe nëse kjo do të ndodhte 100 herë, me synimin që ta lodhë elektoratin dhe më pas ta mposhtë Kurtin.

Ramabaja: Zgjedhja e Kryesisë është provë për kompromisin politik

Opinionisti Sadri Ramabaja e ka konsideruar ftesën e Albin Kurtit drejtuar Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut si një zhvillim pozitiv në planin politik, ndonëse jo ende si dëshmi se palët kanë arritur një kompromis.

Sipas tij, kjo lëvizje tregon se Kurti e ka kuptuar se bllokada institucionale nuk mund të kapërcehet vetëm përmes ndarjes mes pozitës dhe opozitës. Ai vlerëson se nevojitet një minimum bashkëpunimi ndërmjet tri forcave kryesore politike.

Ramabaja ka theksuar se zgjedhja e nënkryetarëve nuk varet vetëm nga vullneti i liderëve politikë. Ai i është referuar Nenit 12 të Rregullores së Punës, ku përcaktohet se nënkryetarët zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve dhe se tri subjektet më të mëdha parlamentare kanë të drejtë të propozojnë nga një kandidat.

“Rregullorja e ka konceptuar Kryesinë e Kuvendit si një mekanizëm të përfaqësimit plural politik dhe jo si strukturë që mund të kontrollohet nga një subjekt i vetëm”, ka thënë ai.

Sipas Ramabajës, kompromisi mes partive për përbërjen e Kryesisë është i domosdoshëm, por çdo marrëveshje duhet të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Ai ka nënvizuar se çështja nuk duhet të shihet si një favor që LVV-ja ia bën PDK-së apo LDK-së, ose anasjelltas, por si një domosdoshmëri për funksionimin e një institucioni kushtetues.

Ai ka kujtuar se Kryesia përbëhet nga kryetari dhe pesë nënkryetarë, të cilët përfaqësojnë tri grupet më të mëdha parlamentare dhe komunitetet joshumicë.

Ramabaja ka vlerësuar se, pas dështimit të votimit, dialogu politik mbetet rruga e vetme për zhbllokimin e situatës. Sipas tij, PDK-ja dhe LDK-ja duhet ta analizojnë mundësinë e rishikimit të propozimeve të tyre, ndërsa LVV-ja duhet ta kuptojë se sigurimi i një shumice numerike nuk e zëvendëson respektimin e përfaqësimit plural në Kryesi.

Ai ka thënë se e drejta për të propozuar kandidatë nuk mund të barazohet me të drejtën për ta mbajtur Kuvendin pafundësisht jashtë funksionit. Në të njëjtën kohë, ka shtuar se edhe LVV-ja nuk mund t’i kërkojë opozitës të votojë një zgjidhje të imponuar pa respektuar të drejtat procedurale të subjekteve të tjera.

Përgjegjësia politike, sipas tij, duhet të vlerësohet në bazë të veprimeve konkrete të secilës palë: nëse Kurti ofron një kompromis real dhe në përputhje me Rregulloren, ndërsa opozita refuzon çdo zgjidhje vetëm për ta mbajtur Kuvendin të bllokuar, atëherë një pjesë e përgjegjësisë bie mbi opozitën. Nëse, përkundrazi, LVV-ja kërkon të imponojë një zgjidhje pa respektuar të drejtat e partive të tjera, përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet vetëm opozitës.

Ramabaja ka deklaruar se pyetja kryesore është nëse aktorët politikë po e përdorin institucionin për ta zgjidhur krizën apo po e shfrytëzojnë krizën për ta bllokuar institucionin.

Ai ka paralajmëruar se një ngërç i gjatë parlamentar do të dëmtonte funksionimin e shtetit, do ta pengonte punën legjislative dhe mbikëqyrëse, si dhe do të krijonte perceptimin e një sistemi politik të paaftë për të arritur marrëveshje. Sipas tij, pasojat do të ndiheshin edhe në pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Ramabaja u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që ta pranojnë ftesën për dialog dhe të kërkojnë një zgjidhje të mbështetur në Rregulloren e Kuvendit. Ai ka paralajmëruar se, nëse palët nuk gjejnë marrëveshje, Kosova rrezikon të hyjë në një fazë ku bllokada parlamentare kthehet në normalitet politik.

“Në një demokraci parlamentare, kompromisi nuk do të thotë që njëra palë të dorëzohet. Ai nënkupton pranimin se institucioni është më i rëndësishëm se interesi i çastit i partive. Kjo është prova me të cilën përballen sot LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja”, ka përfunduar Ramabaja për “Bota sot”.


Shtuar 10.09.2026 18:31

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis