Ahmetaj publikon përgjimet, Bardhi: Nën qeverisjen e Ramës bëhet pazar me shtetin

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në News24 audiopërgjimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ai denoncoi një skemë që, sipas tij, përfshin kalimin tranzit të armëve dhe tjetërsimin e pasurive publike, duke e përshkruar si një marrëveshje të drejtpërdrejtë të bërë në emër të shtetit dhe të ushqyer nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Sipas Bardhit, materialet e publikuara konfirmojnë denoncimet e hershme të opozitës për mënyrën e funksionimit të qeverisë dhe të personave të lidhur me të.

Ai e cilësoi tronditës faktin që dikush negocion në emër të shtetit shqiptar dhe se një praktikë e tillë vazhdon për aq kohë sa Edi Rama qëndron në pushtet.

Bardhi tha se opozita e dinte se në këtë mënyrë vepronin Balluku, Ergys Agasi dhe Ron Yeffet, ndërsa shtoi se njësoj do të sillej cilido që do të ndodhej në atë pozicion gjatë qeverisjes së Ramës.

Sipas tij, kushdo që e do Shqipërinë dhe kërkon konkurrencë të ndershme shqetësohet kur sheh se kjo jo vetëm mungon nën regjimin e Ramës, por pranohet nga miqtë e kryeministrit në çdo takim, marrëveshje apo punë të pistë që kryejnë.

Bardhi ngriti shqetësimin edhe për mënyrën se si administrohen asetet shtetërore, të cilat, sipas tij, po konsiderohen si prona të nxjerra për shitje. Ai theksoi se ky rast nuk është as i pari dhe as i fundit për sa kohë që Edi Rama do të jetë në qeveri.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së paralajmëroi gjithashtu se, çështja e armatimeve mund të sjellë pasoja të rënda ndërkombëtare për pozicionin e Shqipërisë në aleancën ushtarake perëndimore.

Sipas tij, afera e trafikut të armëve do të përbënte një skandal me përmasa ndërkombëtare, pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kjo çështje do të cenonte angazhimet e vendit ndaj Aleancës. Bardhi kërkoi që organi i akuzës të veprojë pa humbur kohë.

Ai u shpreh se shpreson që hetimet e SPAK të mos zvarriten për vite, siç pretendoi se ndodh në rastet ku përfshihet Edi Rama. Bardhi vuri në dukje se askush nuk e ka kundërshtuar vërtetësinë e përgjimit, ndaj prokuroria duhet të hetojë përmbajtjen e publikuar.

Sipas tij, Rama duhej të ishte marrë i pandehur në dhjetëra çështje që ndodhen nën hetim. Ai përfundoi se mbetet vetëm shpresa, megjithëse, bazuar në atë që është parë deri tani, prokuroria nuk ka qenë në nivelin që presin qytetarët shqiptarë kur në një çështje është përfshirë Edi Rama.


sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis