Ditën e sotme deputeti Myslim Murrizi ka ngritur një padi në SPAK për Edmond Panaritin dhe Vojo Bregun për hetimin e abuzimit që është bërë sipas tij me paratë publike.
Gjatë një deklarate për shtyp, Murrizi thotë se në kallëzimin e tij ka renditur 4 argumenta lidhur me dy tendera, 6 milionë eurot për ujin në Divjakë dhe 4.5 milionë euro për lopët e ardhura nga Danimarka.
Murrizi u shpreh se dosja është e kompletuar dhe se pret që të gjithë ata që kanë abuzuar të hetohen dhe SPAK të ushtrojë detyrën e saj funksionale.
Deklarata e Myslim Murrizit:
Është kompletuar dosja e 2013, 2017 për tenderat mbi 6 milion euro për në Divjake dhe 4.5 milionë euro për lopët e ardhura nga Danimarka. Kam ngritur padi për tenderin e unifromave të policisë pasi shqiptarët presin që këto para të hetohen.
Në kallëzimin tim kam renditur 4 argumenta, sa lopë kanë ardhur nga Danimarka dhe tenderi i radhitur me pika që nga sahati i ujit të qytetarëve të Divjakës deri te marrja e ujit në lumin Shkumbin. Nuk mund të tallen me 11 milionë euro taksa të qytetrave dhe prandaj kam bërë deopozitimin e kallëzimit penal.
Pres që SPAK të ushtrojë detyrën e saj funksionale sepse abuzuesit e parave publike duhet të hetohen.